Celebrities Gossip Showbiz

Jennifer Lopez është gati të ‘sakrifikojë’ për hir të dashurisë?!

Jennifer Lopez duket se po e shijon në maksimum romancën e saj me aktorin Ben Affleck. Këngëtarja ka pranuar së fundmi se po kalon kohën më të mirë në jetën e saj momentalisht. Gjatë një interviste të saj të fundit ajo është shprehur shumë e lumtur me gjithë çfarë po ndodh me të.

Së fundmi, Lopez është aq e lumtur me jetën e saj dhe me partnerin që ka në krah, sa është gati të bëjë sakrifica për të. Mësohet se Lopez dhe Affleck nuk e kanë aspak qejf distancën në çift. Për këtë arsye, Jennifer po mendon të shpërngulet në Kaliforni pranë Ben.

Madje ajo po kërkon dhe një shkollë të përshtatshme për fëmijët e saj binjakë dhe është gati të marrë hapin e madh për marrëdhënien e saj të re romantike.

Ndërkohë, ish-bashkëshortja e Ben Affleck, aktorja Jennifer Garner, duket se nuk është dakord që fëmijët e saj dhe të Ben të takojnë Lopez, duke u justifikuar që është ende herët që ajo të hyjë jetën e tyre.

Rikujtojmë se, së fundmi Jennifer Lopez ka ardhur në një bashkëpunim me Rauw Alejandro dhe kanë publikuar hitin e tyre të verës të titulluar “Cambia El Paso”.