Gjermania rezulton të ketë shtuar deportimet e po dërgon sinjale të qarta se, koha e mikpritjes krahëhapur për emigrantët ka “perënduar”. Por, kjo duket nuk po e frenon dëshirën e atyre që e shohin ekonominë e fuqishme europiane si “tokën e premtuar”. Policia federale gjermane raportohet të ketë ndaluar me mijëra emigrantë, në përpjekje e sipër për të hyrë ilegalisht në vend me autobusë apo tren. Pjesa më e madhe e tyre kishin kaluar nga Austria fqinje. Numri i personave të ndaluar ilegalisht në vend me këto mjete transporti, gjatë vitit 2018, llogaritet të jetë mbi 14 mijë.