Ekonomia gjermane ka përjetuar një periudhë të gjatë lulëzimi ekonomik. Por, perspektiva për të ardhmen nuk është dhe kaq e mirë, e pohuar kjo nga vetë Presidenti i Dhomës Gjermane të Tregtisë dhe të Industrisë. Ky organizëm pret që në vitin 2019 të krijohen më pak vende të reja pune në vend. Presidenti Erik Schweitzer pohon se mund të krijohen 500 mijë vende pune shtesë dhe kjo në kohën kur në 2017-ën, punësimet e reja arritën në 630 mijë.