Bota

Gjermania kundërshton vendosjen e armëve bërthamore në Europë

Gjermania kundërshton vendosjen e armëve bërthamore në Europë. Kryediplomati Heiko Mass e bëri të qartë se do t’i kundërvihen fuqishëm lëvizjeve për të pozicionuar raketa të reja bërthamore. Shtetet e Bashkuara kërcënuan se do të tërhiqen nga Traktati i Forcave Bërthamore me Rreze të Ndërmjetme Veprimi i vitit 1987. Ai ndalon Moskën dhe Uashingtonin që të vendosin në Europë, raketa me rreze veprimi të shkurtër e të mesme.