Bota

Gjermania “përmbytet” nga kokaina, rekord konfiskimi gjatë 2018-s

Autoritetet gjermane konfiskuan gjatë 2018-s më shumë kokainë se ndonjëherë më parë. Rreth 9 tonë drogë u kapën brenda një dite prillin e këtij viti nëpër kontenierë në portin spanjoll të Algeciras. Vlera e saj në treg ishte gati gjysmë miliard euro. Sasia rekord u konsiderua tregues i një fenomeni të cilin hetuesit gjermanë e quajne “cunami nga Amerika Jugore”. 608 tonë u siguruan në vend deri në muajin nëntor.