Gossip Showbiz

Gjesti akuzon Jozin se po i kopjon lojën? “Ke ardhur të bësh lojën time…”

Një debat i tensionuar ka shpërthyer gjatë ditë mes Gjestit dhe Joz Markut. Gjesti e ka akuzuar Jozin se po kopjon lojën e tij me rikthimin në shtëpi, pasi një herë ishte përjashtuar, sipas tij, nga vetë ai. Ai ka thënë se Jozi e ka parë nga jashtë dhe tani po imiton lëvizjet e tij.

Përgjigja e Jozit ka qenë e menjëhershme, duke mohuar akuzat dhe duke e kundërshtuar fort banorin.

Në atë moment jam falur

– ka thënë Jozin, duke sqaruar se ai kishte vendosur të kthehej në shtëpi për të vazhduar lojën.

Gjesti, nga ana e tij, e ka akuzuar Jozin se ka vjedhur stilin e tij të lojës, duke i thënë:

E ke parë jashtë dhe ke ardhur të bësh lojën time. E ke vjedhur stilin tim.

Ndërsa Jozi i është përgjigjur me fjalët:

Sa këndoj unë ti nuk mund të këndosh për pesë muaj. Ti ke ardhur nga jashtë. Ik, Ik.

Tensioni ndërmjet dy banorëve mbetet, ndërsa dinamika e lojës përshkallëzohet në këtë edicion të Big Brother.