Gjesti vazhdon të ruajë një qëndrim pozitiv në shtëpinë e “Big Brother Albania”, edhe pas rikthimit të Egli Takos.
Pas një mungese prej nëntë ditësh, Egli u rikthye me një qasje më të ftohtë, duke shmangur sqarimet me Gjestin dhe shpesh duke hedhur kunja.
Së fundmi, Gjesti është parë në oborr duke folur me veten dhe duke bërë disa deklarata të fuqishme:
Ke dashur të bësh filma, filma me mu jo. Zoti është një. Hajt ti.
Më pas ai shtoi:
Kurrë sytë mos t’i pafsha, vetë kam lindur, vetë do të vdes.
Tensionet mes dyshes mbeten të larta, ndërkohë që publiku është i etur për të parë se si do të zhvillohet dinamika mes tyre në ditët në vijim.