Gossip Showbiz

Gjesti bën veprimin e papritur ndaj Olës dhe Vserlos, i thyen në kokë…

Shtëpia më e ndjekur në vend duket se nuk mund të ketë një ditë të qetë.

Pas debateve të ashpra me banorët, kryesisht me Olën dhe Vserlon, Gjesti ka shpërthyer në një veprim të papritur.

Ai i ka thyer një vezë në kokë Vserlos, i cili po qëndronte ulur në divan. Vserlo e ka akuzuar për dhunë, por Gjesti nuk është ndalur dhe ka bërë të njëjtin veprim edhe me Olën.

Banorja nuk ka reaguar, por është ngritur në këmbë dhe ka shkuar drejt dhomës së gjumit, duke e lënë situatën të tensionuar.