Brenda shtëpisë së “Big Brother VIP 4” u organizua një dasmë, me protagonistë Loredanën dhe Jozin. Por ky event festiv u kthye shumë shpejt në “sherrnajë” të madhe mes banorëve. Pas përfundimit të spektaklit në mbrëmjen e kaluar, tensionet mes banorëve të shtëpisë vazhduan edhe më tej. Gjatë darkës, Jozi ka debatuar me Gjestin, duke e quajtur atë “kopil shkine” dhe duke e kritikuar për moskërkimin e faljes pas incidentit gjatë dasmës së tij dhe Loredanës.
Ndërkohë, vetëm pak minuta më parë, ka ardhur një reagim në Instagramin e Gjestit ku është postuar një video e banorit me mbishkrimin:
Gjesti është gjak shqiptari!
View this post on Instagram
Fituesja e “BBV3”, Egla Ceno ka reaguar:
O zemra, ça ti bëj Jozit, ta lë me një këmbë te cepi i kuzhinës që të mos e bëjë më? Nuk e ka fajin “BBV”, por lloji i individëve! Eksperiment social është, secili tregon forcën dhe dobësitë e veta në dinamikat që krijohen, rri pa merak se në fund publiku di çfarë zgjedh.
Albina Kelmendi është shprehur:
Kur loja kapërcen kufijtë e dinjitetit kombëtar! Po deklarohem për herë të parë, sepse më plasi shpirti! Nuk mund të rri më në heshtje kur shoh sesi vlerat tona, historia jonë dhe dinjiteti ynë po shkelen për hir të një loje televizive. E ndjej për detyrë të falënderoj Top Channel dhe produksionin për vendimin e drejtë qe morën për të eliminuar Jozin për fjalorin e tij të papranueshëm…
Është përgjegjësia jonë si shoqëri të mos lejojmë që loja të bëhet mjet për të rrënuar vlerat tona. Historia jonë është shkruar me gjak dhe sakrifica, jo me fyerje dhe përulje. Dhe ne duhet ta mbrojmë atë me të njejtin përkushtim.