Pas largimit të papritur të Eglit nga Big Brother VIP Albania për shkak të gjendjes së saj shëndetësore, banorët kanë reaguar në lidhje me vendimin e saj.
Gjatë një bisede në dhomën e gjumit, Gjesti pranoi se ndihej i çliruar nga situata, duke theksuar se marrëdhënia mes tij dhe Eglit kishte qenë e vështirë për të dy. Megjithatë, ai shtoi se kishte ende momente reflektimi për marrëdhënien që kishin pasur.
Ndërkaq, Danja dhe Aldo shprehën mendimin se largimi i Eglit mund të ketë qenë në të mirën e saj. Gjesti ka shprehur se ai ndihet i lumtur për largimin e banores pasi ajo është shumë më mirë jashtë, por ka momente që i kujtohen momentet me të dhe nuk ka nënkuptuar se i mungon, duke mos u kënaqur më njësoj.
Jam i lumtur, jo i mërzitur. Jam i lumtur që ka dalë, sepse ka qenë shumë keq, edhe ajo edhe unë, të dy tmerr kemi qenë
Ndërkohë, banorët e tjerë kanë pasur reagime të ndryshme për situatën, me disa që kanë fajësuar Gjestin për ndikimin e tij në përkeqësimin e gjendjes së Eglit.
Kjo situatë do të trajtohet më tej në spektaklin e sotëm.