Gossip Showbiz

Gjesti hap zemrën: “Kur më shikon, po ma dridh…”

Gjatë një bisede në dhomën e grimit mes Gjestit dhe Loredanes, atmosfera ishte e ngrohtë dhe e hapur, ku të dy shpalosën disa mendime personale.

Loredana, e pyeti atë nëse po bie në dashuri, dhe përgjigjja e tij na la gojëhapur pasi deri më sot ka thënë se nuk ndjen gjë:

Kur më shikon, po ma dridh… Pasha Zotin, ka një shikim vdekjeprurës

Pas kësaj, Loredana e pyeti nëse kishte kishte rënë ndonjëherë në dashuri më parë, dhe Gjesti e konfirmoi këtë, duke e pohuar. Më pas ajo ka vazhduar duke u thelluar më tej, e pyeti nëse ndjenjat e tij të mëparshme ishin rikthyer, “fluturat në stomak”.

Përgjigja e Gjestit ishte misterioze, duke nënkuptuar se ishte diçka personale dhe që nuk dëshironte të fliste më tej për të, por e cilësoi si diçka “shumë interesante”.

Ndërsa po vazhdonte biseda, Loredana ndau mendimin e saj personal, duke thënë se ajo kishte kohë që nuk kishte ndjerë emocionet dhe ndjenjat që i jep Jozi, një ndjesi që duket se ka lënë një impakt të thellë tek ajo.

Të gjithë jemi shumë kuriozë se ku do të shkojë marrëdhënia mes Gjestit dhe Eglit.