Ditën e djeshme, një debat i ashpër shpërtheu mes Gjestit dhe Xumit në shtëpinë e “Big Brother VIP 4”, kur Xumi përmendi lidhjen e Gjestit me Xheneten në edicionin e kaluar.
Ja kanë marrë femrën sy për sy, e la me gisht në gojë…
– tha Xumi, ndërsa Gjesti iu përgjigj:
Edhe unë ta mora ty Eglin.
Pasi tensionet u rritën, Gjesti kërkoi falje nga Egli dhe tregoi se kishte vështirësi ta menaxhonte situatën.
Po të them, nuk është e lehtë, e kam shumë të vështirë. E kam dashur shumë atë vajzë…
– i tha ai, ndërsa Egli e qetësoi duke thënë:
Do kalojë…