Celebrities

“Gjesti ka rastin në familje…”/ Argjira Spanca ‘shpërthen’ ndaj Jozit: Ndihem e tronditur!

Brenda shtëpisë së “Big Brother VIP 4” u organizua një dasmë, me protagonistë Loredanën dhe Jozin. Por ky event festiv u kthye shumë shpejt në “sherrnajë” të madhe mes banorëve.

Pas përfundimit të spektaklit në mbrëmjen e kaluar, tensionet mes banorëve të shtëpisë vazhduan edhe më tej. Gjatë darkës, Jozi ka debatuar me Gjestin, duke e quajtur atë “kopil shkine” dhe duke e kritikuar për moskërkimin e faljes pas incidentit gjatë dasmës së tij dhe Loredanës.

Moderatorja Argjira Spanca ka reaguar:

Si shqiptare e Kosovës, si njeri, ndihem e tronditur kur shoh dhe dëgjoj se dikush ka patur guximin të përdorë fjalët “Kopil shkine” për të fyer nje shqiptar të Kosovës. Ky nuk është thjesht një ofendim! Është një plagë që prek identitetin, historinë dhe dinjitetin e një kombi që të gjithë shumë mirë e dinë se çfarë vuajtjesh ka kaluar, vuajtje për të ruajtur ekzistencën e tij! Është totalisht e patolerueshme të përdorësh një shprehje kaq të ulët dhe të përbuzësh gjakun që është derdhur për këtë lirinë që gëzojmë sot! Më vjen akoma më keq se Gjesti ka rastin në familje dhe kjo e bën situatën akoma më të dhimbshme!