Gjesti, së bashku me Rozana Radin, Klajdi Musabelliun dhe G-Banin, po vazhdojnë të qëndrojnë në “shpellë” si pjesë e dënimit nga Vëllai i Madh për shkak të shkeljes së rregullave brenda shtëpisë më të famshme të Shqipërisë.
Ata kanë shfrytëzuar këtë kohë për të bërë biseda me njëri-tjetrin, duke prekur tema të ndryshme të jetës personale. Gjatë një bisede, ata kanë pyetur këngëtarin pejan për jetën e tij familjare, dhe ai ka ndarë disa detaje interesante.
Klajdi e ka pyetur se sa fëmijë janë në familje dhe Gjesti ka pohuar se janë tre, dy djem dhe një vajzë, të quajtur Endion dhe Blerina. Ai ka shtuar se është fëmija i dytë. Më pas biseda ka vijuar:
Rozana: Çfarë pune bën babai yt?
Gjesti: Ai është mjeshtër në ndërtimtari.
Rozana: A ke mundur të takosh vëllanë dhe motrën pas daljes nga Big Brother?
Gjesti: Jo, kam pasur kohë vetëm për të takuar prindërit.
Ky dialog ka ndodhur në kuadër të qëndrimit të tyre në shpellë, ku ata vazhdojnë të shpërndajnë biseda dhe të ndajë momente intime nga jeta e tyre, duke e bërë më të qartë se çfarë ka ndodhur pas daljes nga gara e “Big Brother”.