Celebrities Gossip Showbiz

Gjesti shpreh ndjenjat për Eglin? Cili ishte reagimi i saj?

Dy banorët që janë shfaqur gjithnjë e më afër kohët e fundit në shtëpinë e “Big Brother”, Egli dhe Gjesti, kanë sjellë momente të këndshme dhe emocionale për publikun.

Gjatë një bisede të fundit në oborrin e shtëpisë, Egli e pyeti Gjestin nëse kishte ndjenja të veçanta për të, dhe ai iu përgjigj duke thënë se nuk kishte asnjë pëlqim romantik për të, deri më tani.

Kjo përgjigje e ka lënë Eglin paksa të shokuar, duke e ndjerë veten paksa të lënduar, pasi veprimet dhe gjestet e Gjestit ishin perceptuar ndryshe nga ajo, banorët dhe një pjesë e publikut.

Pas këtij rrëfimi të papritur nga ana e Gjestit, Egli ndryshoi sjelljen dhe u shpreh se ndjen inat me veten që kishte keqkuptuar marrëdhënien dhe qasjen e tij ndaj saj.

Ajo theksoi se nga ky moment do të fillonte të kishte një qasje ndryshe dhe marrëdhënia dhe afrimiteti i tyre do të ndryshonte.

Më pas Egli e pyeti Gjestin nëse e shihte si motër, dhe ai u përgjigj duke thënë se disa veprime dhe mendime të saj i kujtonin motrën e tij të vogël, por nuk e shihte si të tillë.

Nga ana tjetër, Egli i shprehu Gjestit se nuk mund të lëndohej dhe se ndjenjat e saj janë si me buton, pas disa situata të vështira në të kaluarën ka mësuar të distancohet nga njerëzit pa problem.

Ajo shtoi se do të nisë të sillet me të njëjtën mënyrë si me djemtë e tjerë dhe se do ta thërriste “vëllaçko”, një fjalë që nuk u prit mirë nga Gjesti, i cili duket se ndjeu një distancim të papritur.

Mund të themi se marrëdhënia e tyre ka ndezur diskutime të shumta mes fansave të programit, të cilët kishin përqafuar idenë e një lidhjeje romantike mes dyshes.

Por, duket se ky edicion i “Big Brother” është i mbushur me të papritura dhe zhvillime që i kanë lënë të habitur edhe më të apasionuarit e këtij spektakli.