Largimi i papritur i Eglit nga shtëpia ditën e djeshme, ka lënë pasojë të theksuara tek banorët, veçanërisht tek Gjesti, me të cilin ajo ka pasur një marrëdhënie të luhatshme gjatë qëndrimit të saj në lojë.
Një video e natës së kaluar, që po qarkullon në rrjetet sociale, tregon Gjestin, i shtrirë në dhomën e gjumit, duke folur përgjumshëm dhe duke i drejtuar mesazhe emocionale Eglit, si të ishte ende pjesë e shtëpisë. Në këtë moment të sinqertë, ai shprehet:
Gjumin e mirë, Egli. Besom që kam me i kry do gjëra për ty. Mbaje mend këtë send. Gjumin e ëmbël. Shpresoj që e ke gjetur familjen mirë e edhe ti vetë je mirë, e di që ke me qenë e mirë. Të lutem, dërgoma një video për ‘Prime’, duke qeshur, të shoh që je mirë. Të lutem, vetëm këtë bëje për mua. Se kjo lojë është e fëlliqur dhe duhet t’ua dridh. Të premtoj që do jua dridh keq. Gjumin e ëmbël
Ky moment ka ngjallur shumë reagime nga ndjekësit, të cilët e kanë interpretuar si një shenjë të lidhjes së fortë emocionale që ekzistonte mes tyre.
Edhe pse marrëdhënia e tyre ka qenë e mbushur me tensione dhe mosmarrëveshje, largimi i Eglit duket se ka krijuar një boshllëk tek Gjesti.
Tani, mbetet për t’u parë nëse Egli do t’i përgjigjet kërkesës së Gjestit dhe do të dërgojë një mesazh gjatë spektaklit të radhës.
Ndërkohë, lojtarët vazhdojnë të përballen me sfida të reja brenda shtëpisë, por prania e Eglit vazhdon të ndihet tek Gjesti edhe pas largimit të saj, duke theksuar ditën e sotme se shtëpia i duket si e thatë pa prezencën e saj.