Gjiganti i teknologjisë “Apple” mund të mos jetë duke grumbulluar miliona dollarë fitime në këtë kohë pandemie por megjithatë është duke ndihmuar ndjeshëm në luftën kundër saj.
Drejtori i përgjithshëm i “Apple”, Cupertino Tim Cook me anë të një video-je të postuar në rrjetin social Twitter, konfirmoi se kompania do të dhurojë plot 20 milion maska që do të shpërndahen gati në të gjitha vendet e botës që kanë mungesa.
Ai u shpreh se falë listës së gjatë të furnitorëve që kanë bashkëpunuar me “Apple” për vite me radhë, ato kanë arritur të sigurojnë 20 milion maska. Ato do të shpërndahen në vende të ndryshme të botës por Britania dhe SHBA-ja do të përjashtohen si vende të fuqishme.