Eventi Google I/O 2023 do të mbahet sonte dhe konferenca vjetore e zhvilluesve të kompanisë do të transmetohet drejtpërdrejt këtë vit. Google zakonisht prezanton versionin e ardhshëm të sistemit të tij operativ Android së bashku me ndryshimet në aplikacionet celulare të kompanisë dhe mjetet e zhvillimit të aplikacioneve. Gjigandi i kërkimit pritet të lançojë dhe të zbulojë një pajisje të re në Google I/O.
Këto përfshijnë një smartphone të ri të përballueshëm Pixel që do të pasojë Pixel 6a të vitit të kaluar dhe celularin e parë të palosshëm të kompanisë, sipas njoftimeve ngacmuese nga kompania. Ku mund ta shikojmë transmetimin e drejtpërdrejtë të Google I/O 2023? Google I/O 2023 do të fillojë sonte në orën 7 pasdite, me ngjarjen kryesore të konferencës ku do të jetë CEO i Google, Sundar Pichai. Ngjarja do të transmetohet drejtpërdrejt nga Amfiteatri Shoreline i kompanisë në Mountain View, Kaliforni.
Ndërkaq, ju rikujtojmë se ditët kur duhet të mendoni për fjalëkalime të reja që nuk janë “password123” mund të marrin fund, të paktën në llogaritë tuaja Google. Së fundmi autoritetet e Koresë së Jugut kanë gjobitur Google me 31.88 milionë dollarë për bllokimin e lëshimit të video-lojërave celulare në platformën e një konkurrenti. Sipas mediave të huaja, Komisioni i Tregtisë së Drejtë të Koresë (KFTC) tha se Google forcoi dominimin e saj në treg dhe dëmtoi të ardhurat dhe vlerën e tregut lokal të aplikacioneve One Store si platformë.