Politikë

GJKKO merr vendimin, lë në burg Ilir Metën!

Gjykata e Posaçme Antikorrupsion vendosi të lejë në fuqi masën “arrest në burg” për ish presidentin Ilir Meta.

Avokati i Metës, Kujtim Cakrani renditi për gazetarët pas gjyqit arsyet se përse kreu i PL po mbahet në burg padrejtësisht.

Në lidhje me dyshimet e SPAK se Ilir Meta dhe Monika Kryemadhi kanë përdorur një kartë bankare për blerje e shpenzime jashtë vendit të dhënë nga biznesmeni Ardian Shatku, avokati i Metës, Kujtim Cakrani tha se Meta nuk ka qenë në dijeni të asnjë shpenzimi të Kryemadhit me kartën.

“Ilir Meta është i bindur se është aty për arsye politike ka kaluar çdo limit nga organi i procedurës. U diskutua edhe një kartë e cila është përdorur nga ish gruaja e tij, Ilir Meta s’ka asnjë lloj dijenie se çfarë ka ndodhur me zonjën Kryemadhi”, tha avokati i Metës.

I arrestuar në tetor të vitit të kaluar, Meta ndodhet në qeli dhe kërkon zëvendësim të masës së sigurisë nga arrest në burg në një masë tjetër më të lehtë.