Pas ngritjes së Këshillit të Lartë të Prokurorisë dhe Këshillit të Lartë Gjyqësor, institucionet e reja që pritet të ngrihen janë edhe Gjykata Antikorrupsion dhe Prokuroria e Posaçme. Gjyqtarët aktualë të Krimeve të Rënda kanë afat deri ne 12 shkurt për të dhënë pëlqimin nëse duhet të kalojnë apo jo në Gjykatën e Posaçme. Sipas Kushtetutës, Gjykata e re duhet të konstituohet dy muaj nga ngritja e Këshillit të Lartë Gjyqësor.