Pas më shumë se një muaji, Gjykata e Tiranës pranoi kërkesën për gjykim ndaj ish-kryetarit të Bashkisë Kavajë, Elvis Roshi. Përveç mungesave të palëve në proces dhe problemeve me njoftimin, një tjetër shkak për zvarritjen u bë dilema se kush gjykatë ishte kompetente për të gjykuar Roshin, e Kavajës apo e Tiranës. Në fund u vendos e Tiranës pasi Roshi e plotësoi në kryeqytet formularin e Dekriminalizimit dhe vepra penale e falsifikimit të dokumenteve, për të cilën akuzohet, u konsumua në kryeqytet.