Me kërkesë të prokurorëve Besim Hajdarmataj dhe Eneid Nakuçi, në Gjykatën e Krimeve të Rënda, shtyhet sërish pretenca për grupin e Emiljano Shullazit. Për dhënien e pretencës, kjo është shtyrja e rradhës prej fundit të muajit Qershor. Banda e Shullazit akuzohet për krijimin e grupit të strukturuar kriminal, kanosje për shkak të detyrës ndaj Mynyr Konit e Dhori Kules dhe shtrëngim me anë të kanosjes për dhënie pasurie kundër Ylvi Beqjes për ish-hotel “Vollgën” në Durrës.