Aktualitet

Gjyqi kundër Dados, Administrativja nuk pranon shqyrtimin në themel, rrëzon kryebashkiakun Veliaj!

Gjykata Adminsitrative ka rrëzuar kërkesën e kryebashkiakut Erion Veliaj për çështjen e emërimit të Ols Dados si prokuror.

Në vendim, gjykata u shpreh se Veliaj nuk ka interes të drejtpërdrejtë, por të tërthortë dhe çështja nuk merret në shqyrtim.

Gjykata refuzoi gjithashtu edhe kërkesën e pranimit si palë të ish-prokurorit Tom Deda dhe gjithashtu të Asociacionit për Media e Drejtësi.

“Dihej, por shyqyr e mori vesh mileti”, mësohet të jetë shprehur kryebashkiaku pas shqiptimit të vendimit.  E pritshme!”, ishte reagimi më i parë i avokatit Plarent Ndreca pas shpalljes së vendimit.

“Ishte test për sistemin sesa ka aftësinë për të vetëkorrigjuar problematikat që ka. Dado nuk është emëruar në mënyrë të ligjshme. Ai nuk ka thënë që jam prokuror i emëruar në mënyrë të ligjshme. Sistemi nuk e tregoi aftësinë për t’u vetëkorrigjuar. Nuk ka problem më të rëndë sesa emërimi i një prokurori që ushtron funksionin në mënyrë të paligjshme. Është një e vërtetë që do e ndjekim deri në fund. Kjo lidhet me sistemin e drejtësisë dhe aftësinë e tij që të tregojë vetveten. U tregua korporatizmi gjyqësor”, tha Ndreca për mediat.

LEXO EDHE: “Gjeni 400 mijë stërlina”/ Mori peng ish-partneren, i vrau të atin e i plagosi nënën, historia e Buzit në Londër, si u rrëmbye dhe keqtrajtua nga 7 shqiptarë!

Në vijim, avokati tha se çështja do të ndiqet në Apel.

“Do të shkojmë në Apel me të pasur vendimin e zbardhur nga gjykata. Do e fitojmë këtë çështje”, tha Ndreca.

Në gjyq, Veliaj tha se Dado veshi uniformën e shtetit dhe e rrëmbeu. Ai kërkon që gjykata të kthejë besimin te drejtësia duke e cilësuar si peshë të institucionit.

LEXO EDHE: Foshnja 7-muajshe humb jetën rrugës për në spital/ Procedohen dy mjekë pediatër në Gjirokastër, dyshohet se kanë neglizhuar trajtimin mjekësor!