Aktualitet

Gjyqtari Faqolli në “sitën” e Vettingut, KPK: Deklaroi pasurinë në lekë të vjetra!

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, KPK vendos më 25 Korrik për gjyqtarin e Gjykatës së Tiranës, Astrit Faqolli, i cili kandidon dhe për në Këshillin e Lartë Gjyqësor. Faqolli ishte i pranishëm sot në seancën e KPK-së ku shoqërohej nga avokati. Sa i përket pasurisë, rezultoi se nuk ka bërë fshehje, por të ardhurat i deklaroi me lekë të vjetra, çka nuk lejohet në një dokument zyrtar. Po sot, Vetting-ut iu nënshtrua dhe anëtari i Gjykatës së Lartë, Ardian Dvorani.