Gjyqtarja e radhës që do t’i nënshtrohet procesit të Vettingut është Marçela Shehu, gjyqtare në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Kurbin. Shehu do të dale para Komisionit të Pavarur të Kualifikimit më 1 qershor në orën 10:00 në Katin e Dytë të Pallatit të Kongreseve. Trupa gjykuese do të përbëhet nga Brunilda Bekteshi, Lulzim Hamitaj dhe Olsi Komici. Ndërkohë, katër ditë më vonë në sitën e Vettingut do të kalojë gjyqtari i Gjykatës së Lartë, Edmond Islamaj.