Aktorja britanike Florence Pugh ka zbuluar me humor se edhe gjyshërit e saj janë spektatorë besnikë të filmave të saj – madje edhe kur përfshijnë skena intime.
Në një intervistë me Seth Meyers, 29-vjeçarja tha se nuk e ndjen më sikletin për këto skena, pasi “ka bërë seks shumë herë në ekran”.
Pugh kujtoi me të qeshur momentin kur i ftoi gjyshërit në kinema për të parë filmin horror “Midsommar” në vitin 2019, i cili përmban përmbajtje grafike.
Më kujtohet që thashë me vete: ‘Si t’ua shpjegoj këtë gjyshërve të mi?’
Megjithatë, aktorja theksoi se familja e saj është gjithmonë mbështetëse dhe e ndjek çdo projekt, pa marrë parasysh përmbajtjen.
Ata janë gjithmonë aty – në shi apo diell
Florence Pugh ka interpretuar skena të ndjeshme edhe në filma të tjerë si “Oppenheimer” (2023) dhe në komedinë romantike “We Live in Time”, ku luan përkrah Andrew Garfield.
Në një intervistë për revistën “ELLE”, ajo tregoi se gjithmonë ka dashur të luajë në histori dashurie, duke shtuar se intimiteti në film është një mjet i fuqishëm për të shprehur thellësinë e marrëdhënieve mes personazheve.
Pugh vazhdon të konsiderohet si një nga aktoret më të guximshme dhe të vlerësuara të gjeneratës së saj, duke sfiduar pritshmëritë dhe tabutë në ekranin e madh.