YouTube është gati të nisë zyrtarisht një version më të lirë, “Premium Lite” të shërbimit të saj. Ky nivel i ri do të synojë shikuesit që kryesisht duan të shikojnë programe të tjera përveç videove muzikore. YouTube pilotoi një version pa reklama të një niveli të quajtur Premium Lite në disa vende evropiane duke filluar në vitin 2021 përpara se të anulonte planin në 2023. Por kompania konfirmoi në tetor se po testonte një version të ndryshëm të Premium Lite dhe të paktën një përdorues raportoi se versioni i ri kishte reklama të kufizuara.
Në një deklaratë, zëdhënësi i YouTube, Paul Pennington tha se kompania ka testuar një ofertë të re YouTube Premium me shumicën e videove pa reklama dhe se “shpresojnë ta zgjerojnë këtë ofertë për më shumë përdorues në të ardhmen me mbështetjen e partnerëve. Pennington nuk tha në mënyrë specifike sa mund të kushtojë shërbimi. Edhe pse Google e prezantoi këtë përditësim me pretendimin se do të përmirësojë stabilitetin e baterisë, duket se për shumë përdorues praktikisht e ka shkatërruar baterinë dhe me këtë, edhe përvojën e përdorimit të smartfonit.
Përdoruesit e telefonit Google Pixel 4a, i cili u prezantua në vitin 2020, po përballen me probleme serioze me baterinë pas përditësimit të fundit të softuerit. Shumë prej tyre raportojnë se, pasi instaluan përditësimin, koha e qëndrueshmërisë së baterisë është zvogëluar ndjeshëm. Ndërkaq, pavarësisht kritikave për shtimin e gjithnjë e më shumë funksioneve, popullariteti i Google Maps vazhdon të rritet. Prej kohësh është aplikacioni kryesor në botë për navigim dhe të dhënat më të fundit të ndara nga Google na japin një pamje të qartë mbi këtë. Google Maps festoi 20 vjetorin e tij, dhe Google e shfrytëzoi këtë rast për të zbuluar se vetëm në vitin 2024 aplikacioni ka dhënë udhëzime për një trilion kilometra. Kur lind diskutimi mbi navigacionin më të mirë, kritikët e Google Maps shpesh argumentojnë se është i vjetruar dhe ndonjëherë i pasaktë, duke përmendur rastet e fundit tragjike.