Në çdo episod të “Top Tech” me Mateo Kadriun zbulojmë të rejat më të fundit nga bota e madhe e teknologjisë. Me informacione dhe gjithçka të detajuar rreth risive dhe mundësive që po na ofrohen çdo ditë sidomos nga Inteligjenca Artificiale me avancimin e projekteve nga më të ndryshme.
Google rikthehet me syze, por këtë herë pa u dukur si Terminator
Google Glass? Aaah, kujtime të bukura! Syze që kushtonin 1500 dollarë dhe të bënin të dukeshe si “IT guy” që s’ka dalë kurrë në diell. Por prit… Google nuk u dorëzua! Tani rikthehet me syze të reja AR, që jo vetëm të tregojnë rrugën, po edhe të flasin me ty më mirë se shoqja jote në Snap.
Në Google I/O u prezantuan tre projekte: Android XR glasses (me ekran), Project Moohan (headset që ngjan me Apple Vision Pro), dhe Project Aura – për ata që duan të shohin filma… në ajër.
Syzet lidhen me telefonin ose me një kompjuter të vogël, e Gemini AI vjen me një buton si shoqërues besnik: i thua “çfarë është kjo pikturë?” dhe ai të jep përgjigjen para se të hapësh Google-in vetë!