Tech

Google përmirëson kërkimin në Gmail me inteligjencë artificiale!

Në një përpjekje për të përmirësuar shanset për të gjetur emailin që po kërkoni, Google po prezanton një përmirësim opsional të mundësuar nga AI për funksionin e kërkimit të Gmail. Kërkimet në Google nuk do t’i kthejnë më rezultatet vetëm në rend kronologjik bazuar vetëm në fjalët kyçe që po kërkoni, por në vend të kësaj do të marrin parasysh edhe kritere të tjera, duke përfshirë emailet e kohës së fundit dhe kontaktet e shpeshta.

“Me këtë përditësim, emailet që po kërkoni kanë shumë më tepër gjasa të jenë në krye të rezultateve të kërkimit tuaj duke ju kursyer kohë të vlefshme dhe duke ju ndihmuar të gjeni më lehtë informacione të rëndësishme”-njoftoi Gmail. Funksioni i ri i rezultateve të kërkimit tani po shpërndahet për përdoruesit anembanë botës dhe do të jetë i disponueshëm kur të hyni në Gmail përmes një shfletues uebi ose përmes aplikacioneve Gmail të Google për Android dhe iOS. Megjithatë, sipas Google, funksioni nuk do të zëvendësojë qasjen e mëparshme të Gmail për kërkimin e emaileve.

Google ka njoftuar se do të blejë kompaninë izraelite të start-up Wiz për 32 miliardë dollarë. Kjo kontratë do të përmirësojë ofertën e Google në fushën e sigurisë në cloud, duke ofruar një platformë për mbrojtje nga kërcënimet në një botë të inteligjencës artificiale të avancuar. Kompani dhe qeveri që ruajnë të dhëna në cloud kërkojnë zgjidhje më të forta të sigurisë, ka thënë Sundar Pichai, CEO i Google, në lidhje me marrëveshjen me firmën Wiz, e cila është e specializuar në sigurinë e cloud. Google ka ndarë një shumën rekord për këtë blerje, që është pothuajse tre herë më e madhe se rekordi i mëparshëm nga viti 2012, kur blerë firmën Motorola Mobility për 12.5 miliardë dollarë.