Tech

Google përshpejton internetin dhe prezanton rregulla të reja!

Google ka vendosur një ndryshim të rëndësishëm për përdoruesit e Chrome, shfletuesit të saj më të përdorur. Nga shtatori 2026, versionet e reja të Chrome do të publikohen çdo dy javë, dyfish më shpesh se cikli aktual prej katër javësh. Ky ritëm i ri i përditësimeve do të sjellë funksione të reja, përmirësime të sigurisë dhe rritje të performancës më shpejt sesa më parë, duke e bërë shfletuesin më të qëndrueshëm dhe më të sigurt për përdoruesit.

Për ata që preferojnë më pak ndryshime të shpeshta, Google ofron versionin Extended Stable, me përditësime çdo 8 javë, duke i lejuar kompanitë të testojnë ndryshimet para implementimit. Ekspertët theksojnë se ky hap mund të rrisë presionin mbi shfletuesit e tjerë si Edge, Opera dhe Brave, që po ashtu bazohen në teknologjinë e Chrome.

“Përditësimet më të shpeshta nuk janë thjesht një zgjedhje teknologjike ato përmirësojnë sigurinë, funksionimin dhe përvojën e përdoruesit”, deklarojnë zyrtarët e Google. Ky ndryshim tregon se Google synon të mbajë Chrome lider në tregun global të shfletuesve, duke sjellë inovacione më shpejt te miliona përdorues. 

Google po përgatit ndryshime të rëndësishme në mënyrën se si shfaq rezultatet e kërkimit për përdoruesit në Evropë. Qëllimi i këtyre ndryshimeve është të përputhet me rregullat strikte të antimonopolizmit të Bashkimit Evropian dhe të shmangë gjobat potenciale që mund të arrijnë miliarda dollarë. Sipas portalit TechSpot, duke u bazuar te burime të afërta me kompaninë, Google së shpejti do të nisë testimin e formateve të reja të paraqitjes së rezultateve që do t’i japin më shumë dukshmëri shërbimeve konkurruese.