Google po përgatitet për prezantimin e madh të serisë së re Pixel 10 më 20 gusht, por duket se surpriza kryesore është zbuluar më herët. Në dyqanin Google Play u shfaq aksidentalisht një fotografi promovues që zbuloi dizajnin e gjithë serisë së ardhshme të Pixel 10, një muaj para ngjarjes zyrtare. Foto, e cila u vu re së pari nga gazetarët e portalit Android Authority, tregon të gjitha katër modelet e pritura.
Pixel 10 bazik shfaqet në ngjyrën Indigo, ndërsa modelet më të avancuara; Pixel 10 Pro, Pixel 10 Pro XL dhe telefoni i palosshëm Pixel 10 Pro Fold shfaqen në një nuancë elegante Moonstone. Kjo është hera e parë që shohim gjithë linjën e produkteve së bashku, pas prezantimit të pjesshëm të dizajnit të modelit Pixel 10 Pro nga Google kohët e fundit.
Google just leaked its entire Pixel 10 series through the Play Store https://t.co/yYpNdBJWNo
— Android Authority (@AndroidAuth) July 23, 2025
Përveç dizajnit, imazhi zbuloi edhe një ofertë të veçantë për blerësit e parë amerikanë. Google do të ofrojë një zbritje prej 50 dollarësh dhe promocioni do të vlejë deri më 13 tetor 2025. Pritet që oferta të jetë aktive menjëherë pas përfundimit të prezantimit më 20 gusht. Edhe pse Google ende nuk ka zbuluar të gjitha ngjyrat, falë imazheve të publikuara më herët, ekziston një ide e qartë se si do të duken pajisjet e reja në variante të ndryshme.
Në tremujorin e dytë të vitit 2025, Google hoqi gati 11,000 kanale në YouTube dhe llogari të tjera të lidhura me fushatat e propagandës shtetërore nga Kina, Rusia dhe vende të tjera. Sipas raportit, më shumë se 7,700 kanale ishin të lidhura me fushata kineze që ndanin kryesisht përmbajtje në gjuhën kineze dhe angleze, duke mbështetur Kinën, presidentin Xi Jinping dhe duke komentuar mbi çështjet e jashtme të SHBA-së, raportoi CNBC.
Përveç kësaj, më shumë se 2,000 kanale ishin të lidhura me Rusinë, duke përhapur përmbajtje pro-ruse ndërsa kritikonin Ukrainën, NATO-n dhe fuqitë perëndimore. Në maj, Google hoqi 20 kanale në YouTube, katër reklama dhe një blog, të cilat ishin të lidhura me RT, një kanal mediatik shtetëror rus.