Grabitet sërish Katedralja e Korçës. Gjatë natës, persona ende të paidentifikuar morën arkën me 20 mijë lekë, para të hedhura nga besimtarët për njerëzit në nevojë. Gjithashtu, autorët dëmtuan sende të tjera në brendësi të objektit të kultit. Sipas klerikut Papa Ilia, kjo është e treta vjedhje në Katedralen e Korçës.