Aktualitet

Grabiti dyqanin ushqimor me pistoletë lodër, arrestohet 27-vjeçari

Një 27 vjeçar u arrestua pasi vodhi me dhunë një dyqan ushqimor në Durrës nën kërcënimin e një pistolete lodër. I riu falë një pistolete çakmak, dorezave dhe një maske kirurgjie arriti të grabiste 79 mijë e 300 lekë të reja. Policia e Durrësit sekuestroi edhe mjetet që ai përdori për të kryer vjedhjen.