Gjykata la në burg, tre të dyshuarit për grabitjen e Prokurorisë së Durrësit, tre ditë më parë. Ndonëse mohuan çdo lidhje me ngjarjen, sot ndaj tyre u vendos “Arrest me burg”. Masa e sigurisë u dha për Artur Isën e Besnik Bushin, si dhe punonjësin e kompanisë private të sigurisë, Niaz Lena. Sipas Prokurorisë, “Ka prova shkencore se Isa e Bushi janë autorët e vjedhjes së zyrës së prokurorit Afrim Shehu, i cili po heton abuzimet me pronat në Ishëm”. Për këtë çështje është proceduar ish-kryekomunari i Ishmit, Sulejman Ibrahimi. Organi i Akuzës bëri të ditur se autorët lanë gjurmë gishtërinjsh në ambientet e Prokurorisë. Ndërkaq, roja privat i institucionit, Niazi Lena, akuzohet “Për shpërdorim detyre”.