Mbrëmjen e djeshme, Graciano ka patur një përplasje të fortë me Heidin, teksa kjo e fundit ndodhej në lavanderi. Balerini i është drejtuar asaj duke e ofenduar. Sipas Gracianos, Heidi nuk di të bëjë gjë tjetër përveçse të ‘futet në krevatin’ e djemve të shtëpisë më të famshme në Shqipëri.
Këtu përmendi Romeo Veshajn por edhe ish-banorin, Fation Kuqari. Ky i fundit iu drejtuar asaj:
Ti je për turp Heidi Baci, je e turpshme sepse s’ke edukatë, s’ke norma. Kjo je ti. Të vjen keq? Mësohu t’i dëgjosh se kush je ti, mësohu dhe shko shtrihu me Romeon atje. Me kë do shtrihesh? Me Fationin, me Romeon apo me kë tjetër? Me kë do shtrihesh? Kjo je ti.
View this post on Instagram
Më pas Heidi është ngarkuar emocionalisht dhe ka biseduar me partnerin e saj për debatin që pati me Gracianon:
Heidi: Jam super e rënduar.
Romeo: Pse çfarë pate?
Heidi: Po, ofendime prapë, me zor po e heq këtë ndjesinë edhe njëherë e kupton?
Romeo: Çfarë ndjesish?
Heidi: Shplarjet e forta, e kupton? Me zor po e heq. Ofendime, kujt do i futesh në krevat këtë herë.
Romeo: Kur ta ka thënë dhe kush?
Heidi: Graciano.
Romeo: Kujt do i futesh në krevat këtë herë? Në çfarë sensi?