Rajoni

Greqi, punonjësit detarë në grevë 24 orëshe, kërkojnë rritje pagash

Për 24 orë të gjithë tragetet dhe mjetet e tjera të lundrimit në Greqi nuk do të lëvizin nga portet. Kjo pasi Federata e Marinës në Greqi organizoi sot një grevë, ku kërkon rritjen e pagave të punonjësve të këtij sektori. Kjo mënyrë proteste ishte hapi i parë i ndërmarrë nga Sindikata Detare, pas dështimit të negociatave me punëdhënësit e këtij sektori, që nuk pranuan rritjen e pagave.