Greqia dhe Maqedonia po punojnë për idenë e një gazsjellësi të ri mes Selanikut e Shkupit. Kjo u bë e ditur nga Ministri Grek i Mjedisit dhe Energjetikës, Jorgos Stathaqis, në Forumin e Europës Juglindore për Energjinë të zhvilluar në Selanik. Referuar Referendumit të 30 Shtatorit, zyrtari i Qeverisë Greke shfaqi shpresën që gjithçka të shkojë mirë e që zgjidhja e dakordësuar për Emrin të mbështetet nga qytetarët e Maqedonisë.