I ftuar në “Live From Tirana” me Ronaldo Sharkën, ka qenë Grines Fezollari. Ai ka komentuar më shumë mbi ngjarjet e ndodhura së fundmi në “Big Brother VIP 4” si dhe ka analizuar lojën e banorëve…
Kush mendon se e fiton “Big Brother VIP” dhe kush mendon se duhet ta fitojë?
Mendoj që “Big Brother” e fiton Gjesti dhe mendoj se “Big Brother” duhet ta fitojë një vajzë, mes Gertës dhe Rozanës, nuk e ndaj dot në këto momente, deri sa të ndahet nga ky ‘dyluftim’. Dua të kuptoj pak se tek kush është më shumë publiku.
Pse mendon se duhet ta fitojë një vajzë, mes këtyre të dyjave?
Sepse në këndvështrimin tim të pesë apo katër finalistëve, ku mes tyre është Gjesti, Laerti, Gerta dhe Rozana, nuk mendoj se e meriton më shumë Gjesti dhe Laerti, se sa e meriton Gerta dhe Rozana.