E ftuar në “Live From Tirana” me Ronaldo Sharkën, ka qenë Anisa Musta. Ajo ka komentuar banorët e këtij edicioni të “Big Brother VIP 4”, si dhe lojën e tyre. Kush mund të shkojë në finale dhe ta fitojë BBV sipas saj?
Anisa u shpreh se mes Gertës dhe Rozanës, ajo mendon se finalistja e parë do të shpallet Rozana. Por çfarë do të ndodhë sipas saj me Gertën pas këtij televotimi?
Duke parë karakterin e Gertës dhe si është sjellë ajo në momente që ka pasur vështirësi brenda, ku i janë larguar aleatë ose miq, e ka pasur pak të vështirë të rikuperojë. Ka pasur periudha që Gerta ka qenë inekzistente për disa ditë në shtëpi, ndryshe nga Rozana që ka qenë padyshim në çdo prime, që nga dita e parë e deri sot. Dhe mendoj se do ta ketë pak të vështirë ta pranojë, nëse ndodh që Rozana do të jetë finalistja e parë. Do trembet pak dhe do t’i ndikojë tek këto ditët e fundit që janë të rëndësishme.
Çfarë mendon se do të bëjë?
Unë mendoj se do të fillojë të sulmojë aleatët e saj, ata të divanit të kuq. Sepse mendoj se Gerta ka pak frikë edhe nga Gjesti, edhe nga Egli, dhe mendoj se do t’iu hidhet atyre që ka pasur më afër, Jozit, Loredanës, që ndoshta të zërë vendin e njërit prej tyre në finale. Duke pasur frikë nga prezenca e Gjestit apo Laertit nga krahu tjetër…