Një grua humbi durimin e saj në aeroportin ndërkombëtar të qytetit të Meksikos, kur zbuloi se bileta që ajo kishte paguar, nuk ekzistonte. Ajo humbi kontrollin kur punonjësi i sportelit i tha asaj se paratë për biletën që ajo kishte paguar, nuk po shfaqeshin në sistemin e linjës ajrore Volaris. Në një video të publikuar ajo shihet teksa hedh ekranin e kompjuterit në dysheme. Gruaja vazhdoi të shkatëronte gjithçka.
Më pas ajo shkon në një banak të dytë ku merr një monitor dhe një tastierë dhe i hedh në dysheme. Policia arrestoi Guadalupe që tentoi të largohej nga aeroporti. Në raportin e policisë thuhej se ajo dëmtoi një sportel të linjës ajrore në Aeroportin Ndërkombëtar të Mexico City. Gruaja shkatërroi katër kompjuterë dhe katër skanerë. Linja ajrore me kosto të ulët ngriti një padi kundër Guadalupe, duke e akuzuar atë për shkatërrimin e pajisjeve, si dhe për prishjen e qetësisë.