Grupi legjendar i Gwen Stefani-t, No Doubt, do të ngjitet përsëri në skenë në Las Vegas, duke filluar më 6 maj 2026. Kjo vjen pas rikthimit të tyre të bujshëm në Coachella 2024 dhe koncertit bamirës FireAid në Los Angeles. Gwen Stefani dhe shokët e grupit, Tony Kanal, Tom Dumont dhe Adrian Young, do të performojnë më 6, 8, 9, 13, 15 dhe 16 maj, duke ofruar një shfaqje të veçantë vizualisht dhe muzikalisht për fansat.
Biletat për artistët do të jenë në parashitje më 15 tetor, ndërsa shitja e përgjithshme fillon më 17 tetor. Fansat do të kenë mundësinë të përjetojnë hitet ikonike të grupit, përfshirë Just a Girl, Don’t Speak dhe Spiderwebs, ndërsa No Doubt feston 30-vjetorin e albumit të tyre legjendar, Tragic Kingdom. Tony Kanal dhe Tom Dumont theksuan emocionin e ribashkimit dhe energjinë që ndjehet kur luajnë së bashku, ndërsa bateristi Adrian Young e quajti shfaqjen një “mundësi të veçantë për shkëmbimin e energjisë elektrike midis grupit dhe tifozëve”.
Rikujtojmë, se këngëtarja e njohur Gwen Stefani ka ndarë këshillën më të veçantë për çiftet: të ftojnë një “palë të tretë” në marrëdhënien e tyre dhe ai është Zoti. E ftuar në emisionin “The Drew Barrymore Show”, 55-vjeçarja foli për marrëdhënien e saj me këngëtarin country Blake Shelton, duke theksuar se besimi dhe prania hyjnore janë thelbësore për stabilitetin e martesës së tyre. Gwen dhe Blake u njohën në vitin 2015 gjatë spektaklit “The Voice”, në një periudhë të vështirë për të dy; ajo po kalonte divorcin nga Gavin Rossdale, ndërsa Blake po ndahej nga Miranda Lambert.