Gossip Showbiz

Gwen Stefani zbulon se sekreti i martesës së saj është një “palë e tretë”?

Këngëtarja e njohur Gwen Stefani ka ndarë këshillën më të veçantë për çiftet: të ftojnë një “palë të tretë” në marrëdhënien e tyre – dhe ajo është Zoti.

E ftuar në emisionin “The Drew Barrymore Show”, 55-vjeçarja foli për marrëdhënien e saj me këngëtarin country Blake Shelton, duke theksuar se besimi dhe prania hyjnore janë thelbësore për stabilitetin e martesës së tyre.

Pa Zotin, asgjë nuk do të kishte funksionuar

Gwen dhe Blake u njohën në vitin 2015 gjatë spektaklit “The Voice”, në një periudhë të vështirë për të dy – ajo po kalonte divorcin nga Gavin Rossdale, ndërsa Blake po ndahej nga Miranda Lambert.

Të dy ishim në kaos. Asgjë nuk kishte kuptim

Ajo rrëfeu se kishte menduar të shkëpuste çdo kontakt me Blake, por ai këmbënguli, duke i dërguar një këngë të papërfunduar që e bashkoi më shumë çiftin – dhe rezultoi në duetin e tyre “Go Ahead and Break My Heart”, publikuar në vitin 2016.

Çifti u martua në korrik të vitit 2021 në fermën e Sheltonit në Oklahoma. Sipas Blake, ishte Gwen ajo që e frymëzoi të afrohej me Zotin dhe të fillonte të ndiqte kishën.

Nëse e heq Zotin nga kjo histori, asgjë nuk ka kuptim. Por kur Ai është në qendër, gjithçka merr kuptim

Stefani, një katolike e devotshme, përmbylli mesazhin e saj me një thirrje të qartë:

Zoti është forca që na mban bashkë.