Celebrities Showbiz

Habit Elton John, mban anën e Brooklyn dhe Nicola dhe del kundër çiftit Beckham?! Ja veprimi që ‘trazoi rrjetin’…

Elton John dhe David Furnish kanë zgjedhur anën e tyre në përplasjen gjithnjë e më të thellë në familjen Beckham. Megjithëse janë miq me David dhe Victoria Beckham prej më shumë se 30 vitesh, Elton ka bërë një deklaratë tronditëse përkrahjeje për Brooklyn dhe bashkëshorten e tij, Nicola Peltz.

Të hënën, Brooklyn ndau një postim plot dashuri për aktoren amerikane, teksa shënoi pesë vjet që nga propozimi, duke e quajtur atë “vendimin më të mirë ndonjëherë”. Dhe ndonëse prindërit e tij nuk kanë dhënë asnjë pëlqim në rrjetet sociale, një nga komentet kryesore ishte nga kumbari i tij Elton, i cili i etiketoi çiftin dhe shkroi:

Gëzuar përvjetorin çiftit më të ëmbël dhe më plot dashuri.

Bashkëshorti i tij, David, kishte shtuar më herët një koment të ngrohtë:

Gëzuar përvjetorin çiftit të mrekullueshëm.

Mbështetja shumë publike e Elton dhe bashkëshortit të tij padyshim që do të shkaktojë tensione në shtëpinë e familjes Beckham, duke marrë parasysh miqësinë e gjatë që ata kanë me prindërit e Brooklyn-it. Kujtojmë, se sipas mediave britanike, vendimi i 26-vjeçarit për t’u zhvendosur përfundimisht në Los Angeles me bashkëshorten e tij, Nicola Peltz, nuk lidhet thjesht me preferencat për stilin e jetës, por shihet si një distancim i qëllimshëm nga familja e tij.