Gossip Showbiz

Elton John ka humbur shikimin, cila është pjesa më e vështirë për të që lidhet me fëmijët?

Elton John ka zbuluar se një infeksion i rëndë i syrit që pati në korrik të vitit të kaluar i ka shkaktuar humbje të shikimit në syrin e djathtë dhe shikim të kufizuar në syrin e majtë, duke e bërë të pamundur të lexojë ose të shikojë djemtë e tij kur ata luajnë sport.

Megjithatë, ai mbeti pozitiv në reagimin e tij ndaj pyetjeve të gazetarëve nga “The Times”.

Artisti legjendar shpjegoi se, edhe pse nuk mund të shohë më televizor ose të lexojë, ai vazhdon të shijojë momentet e bukura me familjen e tij dhe përpiqet të mbajë një qëndrim pozitiv.

Ai tha se ishte një periudhë stresuese për të, pasi ishte mësuar të shikonte gjithçka, përfshirë djemtë e tij, Zachary dhe Elijah, ndërsa ata luanin regbi dhe futboll, por pranoi se kishte mësuar të përshtatej me situatën.

Eltoni jeton me bashkëshortin e tij, David Furnish, dhe djemtë e tyre, dhe vazhdon të gjejë forcë dhe lumturi në jetën familjare.

Ai ka shprehur gjithashtu respekt të thellë për ata që kanë shikim të dëmtuar.

Në një tjetër zhvillim, Elton John së fundmi ka lansuar një album të përbashkët me këngëtarin e njohur të country, Brandi, i titulluar “Who Believes in Angels?”.