Podcasti “Flet” me Ilnisa Agolli në Top Channel është hapësirë ku fjala takohet me njeriun. Me të ftuar nga fusha të ndryshme; nga politika, kultura, arti dhe jo vetëm. Çdo episod do të jetë një kombinim i diskutimeve interesante dhe konkrete, që e çojnë spektatorin përmes dialogut të thellë, nga fjala te përvoja dhe përjetimi njerëzor. I ftuar në episodin e pestë në “Flet” me Ilnisën, ka qenë artisti i njohur MC Kresha. Në këtë intervistë ai ka folur pa doreza lidhur me karrierën, por dhe jetën personale.