Gossip Showbiz

Habit Meri Shehu: “Nëse Noizy bëhet Ministër Kulture, unë largohem nga Shqipëria!”

Astrologia e njohur, Meri Shehu, ishte mëngjesin e sotëm e ftuar në studion e emisionit “Wake Up”, ku bëri parashikimin e yjeve për 12 shenjat e horoskopit. Por jo vetëm kaq, pasi moderatorët e njohur, Blendi Salaj, Enxhi Nasufi dhe Neada Muçaj, e pyetën atë edhe në lidhje me disa deklarata të bëra së fundmi nga personazhe të njohur të ekranit.

Gjatë një interviste, reperi i njohur Noizy tha se nëse kryeministri Edi Rama do t’i propozonte një post në qeveri, ai do të pranonte ‘100 % një rol si ministër i Kulturës apo zëvendësministër i Rinisë’.

Neada: Meri ne po presin do bëhet Noizy ministër Kulture apo jo, se ky ka qenë lajmi i ditës.

Meri: Po u bë Noizy ministër i Kulturës, unë marr pasaportën dhe iki fare nga Shqipëria.

Enxhi: Do marrësh azil?

Meri: Do marr azil (qesh).

Neada: Jo Meri se na duhesh.

Blendi: Po ta provojmë dhe këtë.

Meri: Po pse mos ta provojmë.

Blendi: Aq burra sa janë bërë ministra, ka plot që kanë qenë shumë më keq se sa Noizy, prandaj them ta provojmë.

Meri: Nëse është për të zgjedhur diçka që është më keq, atëherë s’di çfarë të them.

Enxhi: Eksperiment social.

Meri: Ne jemi në një vend të lirë, nuk dua ta diskutoj këtë.