Në vitet 1990, NASA dërgoi rreth 2,000 kandilë deti në hapësirë për të studiuar zhvillimin biologjik në kushte mikrograviteti. Gjatë misionit, numri i tyre u rrit ndjeshëm, duke arritur në rreth 60,000. Edhe pse në hapësirë u zhvilluan me struktura fizike të dukshme normale, kthimi në Tokë zbuloi një problem serioz: këto krijesa shfaqën çrregullime të rënda në lëvizje, duke mos qenë në gjendje të notonin apo të orientoheshin si duhet nën ndikimin e gravitetit.
Shkaku lidhet me formimin e dëmtuar të statoliteve, kristale me bazë kalciumi që funksionojnë si sistemi i ekuilibrit. Pa ndikimin e gravitetit gjatë zhvillimit, ky sistem nuk u “kalibrua” siç duhet, duke i bërë kandilët deti të paaftë për të funksionuar normalisht në Tokë. Ky eksperiment nxjerr në pah një sfidë të madhe për kolonizimin afatgjatë të hapësirës; organizmat që zhvillohen në mikrogravitet mund të mos jenë në gjendje të përshtaten me jetën në një planet me gravitet.
Ndërkaq, rikujtojmë se një video mahnitëse regjistroi pranë brigjeve të Argjentinës një meduzë të rrallë gjigante, Stygiomedusa gigantea, në thellësi 253 metrash. Trupi i saj në formë belushi arrin 1 metër diametër, ndërsa tentakulat mund të zgjaten deri në 10 metra. Gjatë misionit, shkencëtarët e anijes Falkor zbuluan 28 specie të reja, përfshirë krimba, guaska dhe anemona detare, si dhe regjistruan koralin më të madh të njohur, Bathelia candida.