Etilda Gjonaj zhvilloi sot një seancë dëgjimore me një grup deputetësh të Parlamentit Gjerman të kryesuar nga Florian Hahn, pjesë e Komisionit për Çështje Evropiane. Ministrja e Drejtësisë deklaroi se rekomandimi për çeljen e negociatave është vlerësim për arritjet e Shqipërisë, ndërsa raportoi arritjet e deritanishme të reformave. Hahn theksoi se Bundestagu shumë shpejt do të marrë vendim për qëndrimin e Gjermanisë.