Rajoni

Haradinaj: Kufiri, çështje e rrezikshme, përqendrim te liberalizimi i vizave!

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, në një deklaratë ditën e sotme, kërkoi të largojë vëmendjen nga debatet dhe komentet e ditëve të fundit në lidhje me çështjen e kufirit më Serbinë. Haradinaj është shprehur se çështja më e rëndësishme për Kosovën në këtë moment është liberalizimi i vizave, ndërsa e ka vlerësuar si një çështje të rrezikshme atë të kufijve.