Ramush Haradinaj shprehet sërish kundër atyre që i cilëson “eksperimente”, me idetë për ndryshimin e kufirit të Kosovës apo kufijve në Ballkan. Shefi i Qeverisë së Prishtinës thotë se “Retorika politike duhet të ndalet”. Ndërkaq, Kryeministri zgjedh të deklarohet “i rezervuar” ndaj kërkesës së Luginës së Preshevës për t’iu bashkuar Kosovës. Sipas Haradinajt, “Loja me kufirin mund të jetë shumë e rrezikshme”. Një ditë më parë, përfaqësuesit e Luginës, të përbërë nga Presheva, Bujanovci e Medvegja kërkuan që Kuvendi në Prishtinë të miratojë rezolutën për shkëputjen e këtyre komunave nga Serbia për t’iu bashkuar Kosovës.